Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Factory Berlin, rrjetin më të madh europian të Startup-eve, që pritet të ketë degë të saj dhe në Tiranë.
“Gati për të sjellë FACTORY BERLIN në Tiranë, rrjetin më të madh europian të Startup-eve, inovacionit, edukimit digjital, artit, muzikës tekno, me një pjesëmarrje prej mijëra anëtarësh që ndërveprojnë me biznese dhe talente nga e gjithë bota, nga Google e Uber tek qendrat kërkimore të Siemens, Audi e Deutsche Bank dhe SoundCloud e të tjera me radhë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Përfaqësuesi që i shpjegoi kryeministrit hapësirat tha se “ne jemi të fiksuar pas dizajnit, që ndonjëherë vjen dhe përpara funksionales”.
Duke i treguar pse vendet e punës ishin bosh në atë orar, përfaqësuesi tha duke shkaktuar edhe të qeshura: “Se ky brez flenë njëherë pastaj punojnë, punuan deri në 11 të darkës mbrëmë”.
“Ka vetëm një përgjigje të qartë Facotry Berin është njësoj si të kesh më të mirën e më së mirës së Gjermanisë në Shqipëri, të pushtosh Gjermaninë duke i sjellë ata në Shqipëri”, tha Rama.
Rama mori dhe një dhuratë, një pasqyrë të krijuar nga një artist që e njihte kryeministrin Rama dhe veprat e tij të artit.
“Kjo është një pasqyrë që kur kalon mund të shihesh”, i tha përfaqësuesi i Factory Berlin Ramës.