Pas mbledhjes së qeverisë së ditës së sotme Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka njoftuar liberalizimin e sistemit të vizave për 8 vende.
“Në vazhdim të masave mbështetëse për sezonin turistik do të liberalizohet sistemi i vizave për 8 vende. Turistë nga këto 8 vende do të kenë lehtësi në lidhje me vizat dhe aplikimin në zyrat konsullore përkatëse.” tha Ministrja Kumbaro.
Kumbaro gjithashtu u shpreh se në mbledhjen e sotme u diskutua gjatë edhe në lidhje me kërkesën e bizneseve të prekura për pasaportën e vaksinimit të turistëve që zgjedhin Shqipërinë për të pushuar. Në lidhje me këtë çështje pritet vendimi i Komitetit të Ekspertëve.