Departamenti i Shtetit ka njoftuar Kongresin për miratimin e shitjes së tetë avionëve luftarakë F-16 në Bullgari si pjesë e forcimit të mbrojtjes së NATO-s. Bëhet fjalë për katër F-16 C Block 70 dhe katër F-16 D Block 70, kostoja totale e të cilave, përfshirë municionet, arrin në 1.67 miliardë dollarë.
Blerja vjen në një kohë kur ofensiva ushtarake ruse në Ukrainë, e cila kufizohet me Bullgarinë, është duke u zhvilluar në Detin e Zi. Megjithëse zyrtarët amerikanë kanë thënë se marrëveshja nuk është e lidhur drejtpërdrejt me pushtimin rus të Ukrainës, forcimi i krahut lindor të Aleancës së Atlantikut të Veriut është pjesë e një strategjie me të cilën Uashingtoni kërkon t’i përgjigjet veprimeve të Moskës.
Bullgaria njoftoi blerjen e avionëve F-16 amerikanë dy vjet më parë.