Rusia ka tërhequr rreth dy të tretat e trupave të saj nga Kievi, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane.
“Ushtarët e mbetur rusë vazhdojnë të pozicionohen jashtë kryeqytetit ukrainas dhe ngrihet pyetja se kur do të tërhiqen edhe ata drejt veriut”, tha zyrtari.
“Ne vazhdojmë të besojmë se ata do të furnizohen, ndoshta edhe do të përforcohen me trupa shtesë dhe më pas do të kthehen në Ukrainë për të vazhduar luftimin diku tjetër”, tha ai, duke shtuar se ata mund të dërgohen në rajonin e Donbasit.
Zyrtari i quajti mizoritë në Bucha “të neveritshme” dhe “të sëmura”.
“Ne e kemi thënë edhe më parë se rusët do të ishin mizorë në këtë pushtim, dhe ata e kanë dëshmuar këtë”, tha ai.
Presidenti Joe Biden bëri thirrje sot që presidenti rus Vladimir Putin të gjykohet për krime lufte.