PAs sanksioneve të vendosura ndaj pesë zyrtarëve në Ballkanin Perëndimor, ka reaguar Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. ” Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerë si Britania e Madhe po i mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin europian të rajonit”-shrkuan Blinken në Twitter.
Reagimi i plotë:
“Sot, Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit vendosën të përcaktojnë aktorë në Ballkanin Perëndimor për aktivitete destabilizuese dhe korruptive… Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerë si Britania e Madhe po i mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin europian të rajonit”, thotë sekretari i Shtetit Antony Blinken