Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres mbërriti sot në Kiev ku pritet të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.

Gjatë vizitës së tij, shefi i OKB-së do të diskutojë situatën në qytetin juglindor të Ukrainës, Mariupol, ku trupat dhe civilët ukrainas vazhdojnë të jenë të rrethuar nga ushtria ruse.

Një ditë më parë, Guterres u takua me presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov në Moskë dhe më pas udhëtoi me tren nga Polonia në Kiev.