Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është takuar ditën e sotme ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë.

Guterres ka ritheksuar nevojën për të bërë gjithçka për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ne kemi nevojë për një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Guterres.

Gjithashtu Guterres pritet të takohet edhe me presidentin rus Vladimir Putin.