Pasiguritë e krijuara nga lufta në Ukrainë dhe inflacioni i lartë mund të krijojnë sfida të mëdha finaciare në Europë. Qeveritë do të duhet të përballen me borxhe dhe deficite në vitet e ardhshme.

Në raportin e fundit për Perspektivën Ekonomike Rajonale, Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se “lufta do të ketë pasoja të rënda ekonomike për Evropën, pasi ka goditur vendet në kohën kur rimëkëmbja nga pandemia ishte ende e paplotë”.

Në grafikun e publikuar nga FMN duket se si inflacioni është rritur nga 2.0 % në vitin 2020, në 8.3 % në vitin 2021 dhe 11.4% në vitin 2022.

“Lufta ka çuar në rritje të mëdha të çmimeve të mallrave dhe situata është përkeqësuar nga ndërprerjet e furnizimeve, të cilat do të nxisin më tej inflacionin dhe do të ulin të ardhurat e familjeve dhe fitimet e firmave”, shkruan FMN.