Pas mbledhjes se qeverise Ministri Cuçi tha se do jenë 150 zyra të hapur në të gjithë Shqipërinë, pasi një pjesë e madhe e shërbimeve do të kalojnë online.

Ndërsa theksoi se dokumentet që u duhen qytetarëve do të sigurohen nga vetë insitucionet publike.

Bledi Çuçi: “Sot miratuam reduktimin e zyrave të gjendjes civile, do ketë vetëm 150 zyra si pasojë e revolucionit digital për dhënine e shërbimeve publike, shërbimet do ofrohen vetëm onlinë. Do ketë 150 sportele për të marrë vetëm ato shërbime që duhet të jetë i pranishëm qytetari, të tjerat online. Do shkëputet shërbimi në sporteli fizik, do vetëm online.

Institucionet e administratës publike janë të detyruar të sigurojnë vetë dokumentet që u duhen qytetarëve.

Nëse një qytetari do i duhet një dokument, dokumentacionin ia siguron insititucioni publik përkatës. Prej datës 1 maj do jetë një sasi e madhe shërbimesh që do të ofrhen online, janë rreth 90 shërbime.”