Një nga çështjet më të rëndësishme ditëve të fundit te Liverpool është rinovimi i Salah. Kontrata e egjiptianit të sulmit skadon në vitin 2023, por të kuqtë mund ta humbasin në qershor, nëse futbollistit i vjen ndonjë propozim interesant.
Në dijeni për diçka të tillë, klubi i kuq ka filluar punën për vazhdimin e bashkëpunimit. Sipas Metro, gjërat mund të vendosen në vijë shumë shpejt. Marrëveshja e re përfshin përmirësim të ndjeshëm të kushteve ekonomike
Salah fiton aktualisht 200 mijë paund në javë, sakaq me pagën e re do të fitojë 400 mijë paund në javë. Sipas llogarive të thjeshta, anësori do bëjë të tijat 25 milionë euro në sezon.