Donaldi vazhdon të jetë shumë i komentuar për një rikthim me Bora Zemanin. Madje sot po përflitet se aktori ka qenë në emisionin e moderatores. Shkak është bërë një foto e ndarë nga Samiu, një nga konkurrentët e “Përputhen”.

Në mbishkrimin e fotos, Samiu ka vendosur një emoji “bore” duke shkaktuar më shumë kuriozitet se ç’po ndodh. Megjithatë nuk dihet nëse aktori ka qenë në emisionin e Borës apo janë takuar në studiot e televizionit.