Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Kiev të premten dhe luftimet janë ndezur në lindje pasi Ukraina mori përgjegjësinë për fundosjen e luftanijes ruse në Detin e Zi, në atë që do të ishte një nga goditjet më të rënda të luftës për Rusinë.
Shpërthimet janë të rënda në rajonin e kryeqytetit të Ukrainës që kur trupat ruse u tërhoqën nga zona në fillim të këtij muaji, në përgatitje për betejat në jug dhe në lindje, shkruan Reuters.
Ukraina tha se goditi luftanijen “Moskva” me një raketë kundër anijes Neptun. Anija e epokës sovjetike u mbyt të enjten teksa po tërhiqej në port pas një zjarri dhe shpërthimesh, tha ministria ruse e mbrojtjes.
Mbi 500 anëtarë të ekuipazhit u evakuuan, bëri të ditur ministria ende pa e pranuar sulmin ndaj luftanijes.