Në Shqipëri qytetarët përmes Këshillimit Kombëtar janë shprehur pro legalizimit të kanabisit mjekësor. Por shoqëria ende vuan pasojat e dramës sociale, të përdorimit të drogës nga të rinjtë, që nga një kuriozitet për ta provuar, përfundojnë në varësi të saj.

Ishte vetëm 14 vjeç kur mes shokësh zgjodhi të provojë lëndë narkotike. Sot 40-vjeçar, nuk ka turp dhe frikë të ndajë me të tjetër, historinë e tij si përdorues droge, që tashmë prej 5 vitesh, e ka hedhur pas krahëve.
Adoleshenca është mosha më e rrezikuar për të nisur drogën.
Pasojat shëndetësore të përdorimit të drogës, 40-vjeçari që sot vijon të marrë ilaçe në një qendër rehabilitimi në Tiranë, i ka kaluar në kurrizin e tij.
“Dëmtimet e para i jep në sistemin nervor qendror dhe periferik. Është dhe sistemi respirator, kardiovaskular.” tha Alert Drishti mjek toksikolog.
Mjekët e shohin pozitiv hapin për të legalizuar kanabisin mjekësor.

“Kur përdoret nuk është preparat i dorës së parë përgjithësisht është preparat sekondar apo terciar, dmth i dorës së dytë apo të tretë,. por në manualet mjekësore përbërësi i tij kryesor THC, megjithëse vetë bima e kanabist ka disa lloj kanaboidesh, por po flasim për THC si substanca më psikoaktive që është, përdoret në okulistikë për glaukoma , në onkologjikë ato që bëjnë kimioterapi , por mund të përdoret dhe në disa tumore të caktuara , mund të përdoret për disa lloje artiritesh”, thotë mjeku.