Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar marrjen e një tjetër vendimi të rëndësishëm sot nga qeveria, atë që ka të bëjë me dhënien e shtetësisë shqiptare shtetasve të huaj që kanë kontribute të spikatura në fushën e arsimit shkencës dhe sportit.
“Sot miratuam një vendim në qeveri qe merret me dhënien e shtetësisë shqiptare të shtetasve të huaj që kanë kontribute të spikatura në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit. Ky vendim vjen si plotësim ligjit për shtetësisë dhe përcakton procedurat kriteret dhe afatet e institucioneve shtetërore të përfshira në këtë proces për dhënien sa më shpejt të shtetësisë shqiptare për këta persona me kontribute të spikatura,” bëri të ditur Çuçi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.