Kreu u Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një komunikim për mediat tha se procesi për presidentin e ri do të shtyhet për javën tjetër.

Gjatë fjalës së tij Balla tha se ky vendim do të krijojë mundësinë që të gjitha grupet parlamentare të marrin kohën e nevojshme për të reflektuar, ndërsa shtoi se është me rëndësi që figura e re  e presidentit të jetë një figurë që të personifikojë unitetin e popullit.

“Konferenca e kryetarëve mbahet me 4 maj. Unë do të propozoja që 10 maji të jetë data për raundin e parë të votimit të presidentit. Kjo shtyrje është për të qartësuar procesin. Të gjitha grupet parlamentare duhet të merrnin kohën e nevojshme për të reflektuar. Me rëndësi është që të kemi një president për të unifikuar unitetin e popullit,. Koha është e mjaftueshme që deri javën tjetër të jetë një kohë për të qartësuar mënyrën e negocimit për profilin e presidentit të republikës”, tha Balla.