Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka bërë dje një deklaratë të fortë, teksa ka kërkura nga institucionet e drejtësisë që të nisin goditjen ndaj të korruptuarve, të inkriminuarve dhe oligarkëve në Shqipëri. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zoti Koçi u shpreh se drejtësia në vend ka filluar të dala nga rutina, por shtoi se ajo, e veçanërisht Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që në shënjestër të ketë edhe oligarkët.
“Duhet të pranojmë se Drejtësia ka filluar të veprojë mbi politikanët, pavarësisht se ka akoma krime të kryera publikisht që nuk janë ndëshkuar akoma. Por nëse politika është prekur, ka mbetur pa u prekur fare grupi apo shtresa e oligarkëve. Nese drejtësia do veprojë mbi oligarkët vetëm atëherë kredibiliteti i saj do jetë i madh”, deklaroi ai.
Më tej zoti Koçi i bëri thirrje organeve të drejtësisë që të zbardhin dosjet e bujshme.
“Mendoj se duhet parë pozitivisht. Drejtësia e ka pasur të vështirë që të veprojë ndaj njerëzve që janë të partive që janë në pushtet. Kur drejtësia nuk arrin që të ndëshkojë krime që kanë ndodhur publikisht si Gërdeci apo 21 janari kredibiliteti i drejtësisë nuk është aty ku duhet”, u shpreh ai.