Këngëtarja e njohur shqiptare Beatrix Ramosaj ishte bërë virale në rrjetet sociale me një frazë të pakuptimtë që kishte thënë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo kishte pyetur në një moment se “si i thonë ‘e bukur’ në shqip”, gjë për të cilën kishte përfunduar e tallur në shumë rrjete sociale.
E mesa duket me një dilemë të tillë të pakuptimtë e kishte “infektuar” aso kohe edhe të dashurin e saj, Donald Veshajn, me të cilin ishte në lidhje gjatë qëndrimit në Big Brother VIP. Në bisedën e zhvilluar mes disa banorëve, Donaldi mund të shihet teksa në një moment pyet: “Si i thonë ‘si jashtë shtetit’ në shqip”.