Sondazhi i realizuar për DRITARE TV nga sondazhisti i njohur Eduard Zaloshnja, u fokusua rreth opinionit që kanë banorët e rritur të Shqipërisë për tre politikanët tanë kryesorë. Sondazhi u krye brenda 24 orësh, duke shpërndarë 2000 SMS të rastësishme në të gjithë territorin e vendit. Nga 2000 banorët e rastësishëm që morën SMS, e plotësuan pyetësorin 1550 banorë të rritur.

Pyetjet kryesore ishin “Për cilin nga këta 3 politikanë keni sot opinionin MË POZITIV?” dhe “Cilin nga këta 3 politikanë perceptoni si më të ndershmin?” Opsionet e përgjigjeve ishin “Ramën; Berishën; Metën; Asnjë nga këta”.Gjithashtu, të anketuarit u pyetën për gjininë, moshën, vendbanimin (urban-rural), si dhe për votën e tyre të 25 prillit 2021. Në këtë mënyrë, u krijua mundësia për të kontrolluar nëse kampioni statistikor ishte i balancuar gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Në fakt, kampioni rezultoi disi i zhbalancuar, dhe për këtë arsye, u ripeshua statistikisht, për ta përfaqësuar sa më mirë elektoratin shqiptar. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për kampionin e ripeshuar statistikisht është plus/minus 3%.


Në Tabelën 1(në vijim), përqindja e simpatizantëve të secilit politikan kryesor sot është krahasuar me përqindjen e banorëve të rritur qëvotuan vjet (më 25 prill) për subjektet elektorale respektive. Përqindja e simpatizantëve të Berishës dhe Metës është sa treçereku i përqindjes së zgjedhësve që votuan vjet për subjektetelektorale respektive. Përqindja e simpatizantëve të Ramës është 3.4 pikë më e madhe se ajo e votuesve të vjetshëm të PS-së.


Tabela 2(në vijim) tregon shpërndarjen moshore të simpatizantëve të tre politikanëve kryesorë, si dhe shpërndarjen moshore tëvotuesve të 25 prillit 2021.Vetëm tek Meta konstatohet shmangie e ndjeshmenë krahasim me shpërndarjen moshore të votuesve të 25 prillit – ka suficit nëgrupmoshën 18-34 vjeç, ndërkohë që ka deficit në grupmoshën 50-64.


Tabela 3 (në vijim) tregon shpërndarjen gjinore të simpatizantëve të tre politikanëve kryesorë, si dhe shpërndarjen gjinore të votuesve të 25 prillit 2021. Rama ka më shumë simpatizante të gjinisë femërore, ndërsa Berisha,e sidomos Meta, kanëmë shumë simpatizantë të gjinisë mashkullore.

Grafiku në vijim tregon se plot 61% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk përceptojnë asnjërin prej tre politikanëve kryesorë si të ndershëm./dritare.net