Sot zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvend. Pritet që të zhvillohet një interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, kërkuar nga deputeti Zef Hila.

RENDI I DITËS:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 11.04.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
  2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
  3. Interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj kërkuar nga deputeti Zef Hila. ( Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores)
  4. Raportimi i veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2021. (Neni 31 i ligjit nr. 8102, datë 28.03.1996, “Për Kuadrin Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit dhe Përpunimit të Ujërave të Ndotura”, i ndryshuar dhe neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga Kryetari ERRU – jo më shumë se 20 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës: Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
  5. Për miratimin e aktit normativ nr. 2, datë 2.3.2022, “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar. (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës Komisioni për Sigurine Kombetare Dhënie mendimi për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime
  1. Projektligj “Për organizimin dhe funksionimin e grupeve vendore të veprimit”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Dhënie mendimi komisioni për Komisioni për Integrimin Europian
  2. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari . Shprehet komisioni përgjegjës Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
  3. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari për pozicionin Komisioner i Avokatit të Popullit në Seksionin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve. (Neni 78 i Kushtetutës, nenet 50 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit si dhe neni 33/1, ligjit nr 8554 date 4.2.1999 “Per Avokatin e Popullit “ I ndryshuar, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
  4. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari për pozicionin Komisioner i Avokatit të Popullit në Seksionin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër, Çnjerëzor ose Poshtërues”. (Neni 78 i Kushtetutës, nenet 50 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit si dhe neni 33/1, ligjit nr 8554 datë 4.2.1999 “Per Avokatin e Popullit” I ndryshuar, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim.
  5. Projektvendim “Për miratimin e strukturën, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të punës të Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe largimit e përpunimit të ujrave të ndotura (ERRU)”. (Neni 78 i Kushtetutës, ligjit nr. 8102, datë 28.03.1996, “Për Kuadrin Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit dhe Përpunimit të Ujërave të Ndotura”, i ndryshuar dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
  6. Projektvendim per ngritjen e nënkomisionit “Për zhvillim të qëndrueshëm”. (Neni 78 pika 1 të Kushtetutes dhe te neneve 19, pika 2,21, pika 1 dhe nenit 55, pika 1 , të Rregullores së Kuvendit)
  7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.