Anglia, Iran, Amerika, Uells ose Skoci/Ukrainë ishte një nga grupet e Botërorit të Katarit 2022. Trajneri i “3 luanëve”, Gareth Southgate ka komentuar shortin për mikrofonat e BBC Sport. Ai thotë se SHBA është një Kombëtare interesante dhe me element tejet të vlefshëm. Sa i përket mënyrës sesi mund të shkojnë gjërat dhe qëllimeve, Southgate thotë se synon fillimisht kalimin e grupeve, për të menduar më pas për më shumë.
“SHBA dhe Irani janë formacione me të cilat nuk jemi përballur prej kohësh, ndërkohë që nuk dihet ende kundërshtari i tretë. Qëllimi ynë i parë është të kalojmë grupin dhe më pas të fillojmë të ndërtojmë rrugën tonë. SHBA është një kombëtare interesante, me elementë shumë të mirë dhe ne e dimë se çfarë janë në gjendje të bëjnë” – tha ai.