Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një mbledhje të alencës së sigurisë, ku ministrat e jashtëm janë mbledhur në Bruksel, është shprehur se nuk ka akoma asnjë tregues se Putin ka ndryshuar ambicien e tij për kontrollin e të gjithë Ukrainës.
“Ne nuk kemi parë asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar ambicien e tij për të kontrolluar të gjithë Ukrainën dhe për të rishkruar rendin ndërkombëtar”, thotë ai.
Sekretari i Përgjithshëm thotë se NATO-ja duhet të mbështesë Ukrainën, të mbajë sanksionet ndaj Rusisë dhe të forcojë mbrojtjen e saj. Ai thotë se konflikti mund të zgjasë një kohë të gjatë “dhe duhet të jemi të përgatitur për këtë”.