Kreu i Grupi të PS Taulant Balla, ka zhvilluar një komunikim për mediat pas përfundimit të takimit ku u diskutua për procesin e presidentit të ri.
Gjatë fjalës së tij Balla tha se u diskutua për një figurë konsensuale.
“Kalendari i takimeve për presidentin e ri të Republikës ka përfshirë sot një takim me shoqërinë civilë që u përcoll sot. Kemi diskutuar lidhur me kalendarin e procesit dhe kemi marrë propozime me vlerë që lidhen me figurën e presidentit të ri për të filluar të ndërtojmë kriteret për përzgjedhjen e kandidatit”, tha Balla.
Gjithashtu ai theksoi se data 4 dhe 6 maj u propozua për konferencën e kryetarëve: “Konferenca e parë do të jetë në 4 apo 6 maj. Nesër do t’i drejtohemi me një shkresë kryetares së Kuvendit, për të ndryshuar këto afate dhe po ashtu në ditët në vijim do të kemi një konfirmim nga kryetari i grupit tjetër parlamentar, nga zoti Alibeaj. Grupi i PD nuk është mbledhur dhe vendimmarrja e tyre duhet respektuar. Nuk dua tu futem diskutimeve të tjera, duam një proces transparent, dialog gjithë përfshirës dhe kemi arritur në këto vendime. Të vendosim shina të forta për të ecur në këtë proces. Jam shumë optimist se niveli i dialogut mes palëve është i qëndrueshëm sa t’i japë vendit një President konsensual”.
Ditën e sotme Balla u zhvilloi fillimisht një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa vijoi me tej takime me Fatmir Mediu dhe Agron Dukën në kuadër të procesit të ri për zgjedhjen e presidentit.