Rusi- një grua kishte vendosur si manikyr ngjyrat e flamurit ukrainas.

Kaq mjaftoi që një qytetar rus të denonconte në Shërbimin Federal të Sigurisë të Federatës Ruse.

Kështu, Olga Dyachenko, 46-vjeçare me origjinë ukrainase, por shtetase ruse që nga viti 2021, u thirr në komisariatin e qytetit ku jeton, Jaltë, dhe u arrestua.

Ajo më pas u mor në pyetje dhe më pas u lirua në pritje të gjykimit.

Agjentët fotografuan thonjtë (në ankesën e klientit thuhet se janë të zbukuruar me “ngjyrat e një tradhtari kombëtar”) dhe morën në pyetje gruan.

“Nuk ka asgjë të dyshimtë në këtë gjë: i imi është një manikyr normal shumëngjyrësh dhe kushdo që ka bërë ankesën i ka shpikur të gjitha” – tha ajo.