E dëgjuam dhe e stër-dëgjuam këngën e Donaldit dedikuar Borës, por duket se kësaj here “kartat e lojës” po ndryshojnë. S’ka më këngë për Borën, të paktën për momentin. Të gjitha shenjat tregojnë se projekti i ri i Donaldit po i dedikohet Trixës. Ai ka publikuar një fragment ku dëgjohet që përdor frazën “anormale”, të cilën shpeshherë ja ka thënë Beatrixit brenda shtëpisë, siç mund ta shihni edhe në këtë video:

Trixa ende s’ka reaguar dhe çudi, pasi ajo iu përgjigj menjëherë ‘thumbit’ të Borës më 1 Prill. Moderatorja e njohur e emisionit “Për’puthen”, publikoi një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram” ku shprehej se do të publikonte një këngë të re në orën 20:00. Bora publikoi një ‘screenshot’ ku duket fotoja “përfaqësuese” e këngës, ndërkohë që titulli ishte“Nuk jam si ti”.

Ka qenë pikërisht Beatrix Ramosaj ajo që ka bërë një postim shuumë të ngjashëm me atë të Borës, ku njoftonte publikimin e një kënge të re! Prisni se ka akoma… titulli i këngës ishte“As unë si ti” dhe do të publikohej po ashtu në orën 20:00! Të dyja vajzat treguan më vonë se projektet ishin shaka për 1 prillin, por thumbat e hapur s’na u dukën dhe aq shaka.