Refugjati ukrainas, njëkohësisht edhe futbollist, Andrii Kravchuk do të stërvitet me Manchester Cityn U23. Klubi ka pritur lejen nga Premier League dhe drita e gjelbër duket se ka ardhur.

Ka qenë lojtari i “Qytetarëve”, Oleksandr Zinchenko i cili është bërë shkak që 23 vjeçari të mund të ishte pjesë e ekipit deri në fund të sezonit. Kravchuk ndërpreu kontratën me klubin rus të Tirpedo Moscow, menjëherë sapo nisi lufta në Ukrainë. Familja e mesfushorit është në Kiev, me vëllain e tij Aleks që është në vijën e parë të frontit të luftës.

“U ndjeva shumë në siklet.Unë po luaja në një vend që pushtoi atdheun tim. Largimi nga klubi ishte vendimi i vetëm i mbetur” – Tha Kravchuk. Ky i fundit duhet të ndjehet vërtetë me fat pasi në fillim të marsit FIFA nuk pranoi kërkesën e Burnley për të afruar në ekip Victor Moses nga Spartaku i Moskës.