Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës dhe pasdites vendi ynë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe vranësirave të lehta në zonat malore. POR në orët në vijim vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin tonë, duke bërë që gjatë natës vonë të kemi dhe prezencë të reshjeve në zonat Veriore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.