Tërmeti i fuqishëm që ka goditur mbrëmë gjithë rajonin e Ballkanit, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në vendin tonë, ka shkaktuar viktimën e parë në Bosnje ku u regjistrua edhe epiqendra e lëkundjeve sizmike me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter.
Bëhet fjalë për 27-vjeçaren, Elmira Sefo nga Stolaci, qyteti më i goditur, në shtëpinë e së cilës ra një gur. Familjarët e saj, të cilët po ashtu janë plagosur, kanë konfirmuar se fillimisht ajo u transferua në Spitalin e Mostarit, por nuk ka mumdur t’iu mbjetojë plagëve të rënda.
Nga tërmeti, raportohet se dhe një numër i madh njerëzish të tjerë janë lënduar. Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Stolac, Kazimir Raguz, ka folur mbrëmë për mediat boshnjake, rreth gjendjes së tyre.
“Sonte rreth orës 23:00 ka ndodhur një tërmet i fuqishëm. Disa të lënduar janë paraqitur në qendrën tonë. Një person ka qenë i lënduar rëndë dhe e kemi transportuar për në spitalin e Mostarit dhe disa të tjerë kanë pasur lëndime më të lehta”, tha Raguz.