Të dielën Vllaznia, që vetëm pak ditë më parë u kualifikua në finale e Kupës së Shqipërisë, udhëton në transfertë për t’u përballur me Teutën që tani ka hyrë në vallen e mbijetesës.

“Teuta është një skuadër që vitin e fundit ishte kampion Shqipërie dhe duhet vlerësuar maksimalisht. Në gjirin e saj ka lojtarë me kualitet, por duke ditur situatën ku ndodhet, e keqe, ne duhet të përqendrohemi dhe ta shfrytëzojmë,”-u shpreh Elvis Plori, trajner i Vllaznisë.Po të dielën, për llogari të javës së 29 të Superliges, Skënderbeu pret Partizanin, ndërsa Dinamo udhëton në Laç për t’u përballur me kurbinasit.