Në Turqi, inflacioni është rritur mbi 60% pasi rritja e kostove të energjisë dhe mallrave po intensifikon krizën e kostos së jetesës.
Të dhënat e publikuara mëngjesin e sotëm tregojnë se inflacioni vjetor i Turqisë arriti në rekordin 20-vjeçar prej 61.14% në mars, më i larti që nga viti 2002.
Lufta e Ukrainës, e cila rriti koston e naftës, gazit, metaleve, plehrave dhe mallrave të tjera, ka shtuar presionet e çmimeve. Çmimet e ushqimeve u rritën kështu me 70%, ndërsa kostot e transportit me 99%.