Trupat e nëntë civilëve, disa me shenja torture, janë gjetur në qytetin Borodyanka në periferi të kryeqytetit ukrainas, Kiev, tha një zyrtar i lartë i policisë.
“Këta njerëz u vranë nga pushtuesit dhe disa kanë shenja torture. Dua të theksoj se ishin civilë. Ushtria ruse me vetëdije qëlloi civilë që nuk bënë asnjë rezistencë”, tha kreu i Policisë në rajonin e Kievit, Andriy Niebytov.
Me tërheqjen e forcave ruse nga qytetet dhe fshatrat përreth Kievit janë zbuluar civilët e vdekur, duke filluar me zbulimet në Bucha, që kanë bërë që zyrtarët ukrainas të akuzojnë Rusinë për gjenocid.
Niebytov tha se policia kishte zbuluar dy varre rreth Borodyankas.
Në një varr u zbuluan, tre persona – duke përfshirë një vajzë 15 vjeçe – dhe në një varr të dytë u gjetën trupat e gjashtë personave, tha ai.
Të gjithë ata ishin vendas, shtoi ai.
Autoritetet në Kiev thonë se qindra trupa civilësh të vrarë janë gjetur në zonat e kontrolluara nga forcat ruse rreth kryeqytetit që nga nisja e pushtimit më 24 shkurt.