Holanda njoftoi se do të dërgojë rreth 200 ushtarë në grupin luftarak të NATO-s në Rumani.
Mes luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, në fillim të këtij muaji, NATO njoftoi se po vendos katër grupe të reja luftarake shumëkombëshe në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki për të forcuar krahun e saj lindor.
“Ushtarët holandezë do të vendosen në bazën ushtarake në Cincu të Rumanisë këtë verë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë holandeze të Mbrojtjes.
për 12 muaj, ata do të jenë pjesë e grupit luftarak të NATO-s të udhëhequr nga Franca, i cili ka rreth 900 trupa.
Njoftimi thekson se një ekip inxhinierik ushtarak prej 85 anëtarësh mund të udhëtojë gjithashtu në Rumani muajin e ardhshëm.