Tyson Fury ka ruajtur titullin e tij botëror në peshën e rëndë WBC. Fury ka mundur me knock out Dillian Whyte në raundin e gjashtë. Ai e administroi vazhdimisht ndeshjen, kurse në raundin e gjashtë arriti ta hidhte në tokë kundërshtarin Dillan White. Whyte u ngrit në këmbë, por ishte e pamundur të vazhdonte më tutje.

Tyson Fury pas fitores nënkuptoi se mund të tërhiqet nga boksi, pasi sipas tij tashmë ka përmbushur gjithçka që ka dashur.

“Unë do të shkoj në shtëpi me gruan dhe fëmijët e mi, kam qenë në rrugë për një kohë të gjatë dhe kam përmbushur gjithçka që kam dashur. Unë do të tërhiqem si pesha e dytë e rëndë në histori pas Rocky Marciano që do të tërhiqet i pamposhtur. Dy herë kampion i botës në kategorinë e rëndë të revistës Ring. Të gjitha rrugët të çonin te Mbreti Gypsy dhe unë isha i pamposhtur në këtë lojë”, u shpreh Fury.