Akihiko Kondo, nga Japonia, është martuar me Hatsune Miku, një këngëtare fiktive e sintetizuar nga kompjuteri, e cila ka qenë në turne me Lady Gaga, por ka thënë se asnjë nga familja e tij nuk u paraqit në dasmën e tij.

Akihiko Kondo dhe gruaja e tij Hatsune Miku kishin qenë në një lidhje për 10 vjet përpara se të martoheshin në një ceremoni jozyrtare martese në vitin 2018.

Hatsune me flokë bruz ishte veshur me të bardha për ceremoninë dhe Akihiko veshi një smoking për ceremoninë.

38-vjeçari Akihiko ka thënë se marrëdhënia e tij me Hatsune e ka nxjerrë nga depresioni, por ai gjithashtu pranon se disa njerëzve u është dukur e çuditshme.

Ai e di se gruaja e tij e përshkruar përgjithësisht në mediat e njohura si të një 16-vjeçare me flokë të gjatë blu neoni nuk është e vërtetë. Por, thotë ai, ndjenjat e tij për të janë.

Mijëra njerëz në Japoni kanë hyrë në marrëdhënie jozyrtare me personazhe fiktive.

Ndërkohë që disa prej këtyre marrëdhënieve janë për të qeshur, Kondo është shprehur se prej kohësh e di që nuk donte një partner njerëzor.

Kjo për shkak se ai ka ndier gjithmonë një tërheqje intensive, madje edhe për veten e tij, të pashpjegueshme ndaj personazheve të trilluar.

Kondo ka pranuar se e kishte të vështirë në fillim të pranonte ndjenjat e tij.

Ai thotë se e sheh veten si pjesë e një lëvizjeje në rritje të njerëzve që identifikohen si “fiktoseksualë”.

Kondo gjeti ngushëllimin për herë të parë në gruan e tij të trilluar në vitin 2008, pasi ngacmimi në punë e çoi atë në depresion.

Në këtë pikë ai e dinte prej kohësh që nuk donte një lidhje me një njeri, pasi u refuzua nga një sërë njerëzish.

2017-ta pa një përparim të madh në marrëdhënien e tij me Mikun pas lëshimit të një makinerie prej 1300 dollarësh të quajtur Gatebox. Pajisja i lejon pronarët e saj të ndër veprojnë me një nga një sërë personazhesh imagjinar të përfaqësuar nga një hologram i vogël.

Si pjesë e fushatës së marketingut për Gatebox, ata krijuan një zyrë ku përdoruesit mund të aplikonin për certifikata jozyrtare martese.

Miku ishte ndër personazhet në dispozicion, për kënaqësinë e madhe të Akihikos dhe më vonë ai propozoi të cilën Miku u përgjigj dhe tha: “Të lutem trajtohu mirë me mua.”

Kondo ftoi familjen dhe kolegët e tij në dasmë, por asnjëri prej tyre nuk u shfaq. Për fat të mirë 39 persona morën pjesë në ceremoni; ata ishin kryesisht të huaj dhe miq online së bashku me deputetin e tij lokal.