Njollosen zgjedhjet që po organizon Komisioni i Rithemelimit, një trupë kjo që pretendon se drejton Partinë Demokratike. Në Laprakë, Njësia 11 në Tiranë, është votuar pa karta anëtarësie në zgjedhjet që u bënë për kryetar të degës së PD. Sipas një denoncimi nga një grup demokratësh të Njësisë 11, mësohet se të paktën 187 persona pa të drejtë vote, pasi nuk figurojnë anëtarë, kanë votuar, duke shkelur statutin e PD, por edhe ligjet e shtetit. Përfaqësues të PD denoncojnë se të përfshirë në këtë skandal janë edhe ish-drejtuesit e PD ndër vite te dega e Laprakës si Haki Mustafa dhe Murat Mehmeti.
Zgjedhjet për kryetarin e degës së PD te Njësia 11 në Laprakë i fitoi Shkëlzen Mustafa. Gjithashtu, probleme ka patur edhe në zgjedhjet për kryetarin e PD në Bulqizë, Gramsh, Librazhd, Dibër e Kurbin, ku kanë votuar persona pa qenë anëtarë të PD
Denoncimi nga demokratët e Laprakës- Votohet masivisht pa karta antarie ne zgjedhjet per kryetar pd -laprake. Njesia 11!
187 Votues fantazem pa te drejte vote !
Te perfshire ne kete skandal edhe ish drejtuesit e deges se PD nder vite Haki Mustafa, i cili duhet te jete dhe objekt hetimimi nga SPAK per aferat e meposhtme:
50 % aksione te hotel DORO
Aksioner te kompleksi FAFA ne kamez
50% aksione ne nje hidrocentral
Si dhe plantacione ullishtje te perbashketa me familjaret e kandidatit Shkelzen Mustafa!
Si dhe ish drejtuesi tjeter i PD laprake Murat Mehmeti i denuar me 3 vjet burg per korrupsion dhe i arratisur jashte shtetit!