Maks Levin, fotograf ukrainas, i cili ka qenë bashkëpunëtor për një kohë të gjatë në Reuters, është gazetari i fundit që u vra gjatë mbulimit të luftës. Trupi i Levin u gjet në veri të kryeqytetit Kiev më 1 prill, sipas LB.ua, uebsajti i lajmeve që ai kishte punuar. Fotoreporteri la pas gruan dhe katër fëmijët e tij, sipas Reuters.

John Pullman, redaktori menaxhues global për pamjet në Reuters, tha: “Maks i ka ofruar Reuters-it foto dhe video bindëse nga Ukraina që nga viti 2013. Vdekja e tij është një humbje e madhe për botën e gazetarisë.” Këtu janë disa foto të shkrepura nga Levin gjatë luftës në Ukrainë: