Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kanë udhëtuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, për t’u takuar me homologun e tyre Volodymyr Zelensky.
Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i presidentit polak, Andrzej Duda, Jakub Kumoch. Vlen të theksohet se këto janë vendet që kanë pritur më së shumti refugjatë lufte, ndërsa vlen të nënvizohet se ky takim vjen disa ditë pas asaj të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kanë udhëtuar në kryeqytetin ukrainas Kiev për të takuar Presidentin e Ukrainës Zelensky, tha një këshilltar i liderit polak.