Ushtria ukrainase ka nisur përdorimin e sistemeve raketore që Britania i dorëzoi Kievit për tu mbrojtur nga forcat ruse. BBC ka publikuar pamje të verifikuara që konfirmojnë se ushtria e Ukrainës ka vënë në punë predhë me shpejtësi të lartë Starstreak të furnizuar nga Britania për të rrëzuar një helikopter rus MI-28 në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace konfirmoi në mars se Mbretëria e Bashkuar kishte furnizuar Ukrainën me raketa anti-ajrore. Ministria e Mbrojtjes ka refuzuar të komentojë pamjet e publikuara nga BBC.