Nga momenti në të cilin Juventus-i ka lajmëuar vendimin për të mos rinovuar kontratën e numrit 10 bardhezi, ka nisur një telenovelë në lidhje me të ardhmen e Paulo Dybala.
La Joya është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Serisë A dhe për të interesohen shumë skuadra brenda dhe jashtë Italisë. Mundësia për të siguruar një lojtar të kalibrit të tij pa shpenzuar asnjë euro për kartonin është një rast i artë.

E ardhmja Dybala mund të ketë ndryshuar në momentin kur Manchester United ka fvendosur të marrë Erik ten Hag në vend të Ralf Rangnick.

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, në fakt, trajneri i Ajax-it do të marrë drejtimin e Djajve të Kuq. Sipas Don Balon, dhurata e parë për Ten Hag në rast të kualifikimit në edicionin e ardhshëm të Champions-it do të jetë pikërisht ylli i Juventus-it.

Pengesa e madhe për klubin anglez mund të jetë Inter-i, me Marotta-n që e ndjek prej kohësh argjentinasin dhe mund të vendosë ta përshpejtojë operacionin për zbarkimin e tij në Milano.