Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar përfundimisht gjyqin për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Jorida Tabaku.

Gjykata e Apelit ka rrëzuar pretendimet e Tabakut, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, sipas së cilës, Veliaj nuk ka shpifur ndaj saj.

Kjo nuk është humbja e vetme e Jorida Tabakut përballë Erion Veliajt. Në zgjedhjet e 25 prillit Tabaku e sfidoi Veliajn me pretendimin se do ta mundte në Tiranë. Por, rezultati përfundoi me fitoren e thellë të socialistëve të drejtuar nga Veliaj në Qarkun e Tiranës.

Më herët, deputetja Tabaku ka pësuar disfatë edhe në Tiranë, ku ka humbur përballë Veliajt edhe në Njësinë 8. Ndërkaq, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Vorë, Tabaku regjistroi humbjen e thellë të radhës me Veliajn, duke e nxjerrë PD forcë e tretë.