Zlatan Ibrahimovic as që ka ndërmend të tërhiqet, prioriteti i tij mbetet Milan, pavarësisht se kush do të jenë pronarët e rijnë: “Vendos unë”, u shpreh Ibra pak ditë më parë me anë të një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi suedez është në garë me kohën për të qenë në dispozicion të trajnerit Piolit në këtë fund sezoni, në përfundim do të ulët në një tavolinë me drejtuesit për të diskutuar detajet e kontratës së re.

Mbetet ende për tu përcaktuar fati i Milan, do të shitet apo jo te fondi Investcrop, por pavarësisht se kush do të jenë pronarët e ri, Ibra do të diskutojë. Sipas La Gazzetta dello Sport, pronarët e rijnë të Milan, pritet ti besojnë sërish dyshes Maldini-Massara, pra për Ibrën do të jetë më e lehtë të negociojë kontratën e re.

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, bëhet fjalë për një kontratë 1-vjeçare nga ku Ibra do të përfitojë 2 milionë euro në sezon, plus bonuse. Paratë dhe detajet e kontratës nuk kanë shumë rëndësi për suedezin, e rëndësishme për të për momentin është të rikthehet sa më shpejt në fushë.