Sporti i Mundjes dhe Peshëngritjes janë dy disiplina në të cilat Shqipëria ndër vite është përfaqësuar denjësisht, mdaje duke u kthyer shpesh herë me medalje nga kompeticione europiane dhe botërore.

Kështu ka ndodhur edhe në Kampionatin Europian të Mundjes që u zhvillua në Budapest ku sportisti që përfaqëson Shqipërinë, Islam Dudaev është vlerësuar me medalje bronxi.

Medalja e fituar nga sportisti, Islam Dudaev vlen për  peshën 65 kg, stil i lirë.

Në mesazhin e tij për shqiptarët Dudaev është shprehur se: Më vjen shumë mirë që përfaqësoj Shqipërinë, një vend i bukur. Për Kampionatin Evropian ishim përgatitur mirë në Azerbajxhan, dua të falenderoj Presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes Sahit Prizreni, që na e dha këtë mundësi.💪🏻 In ShaAllah do të kemi fitore. Jam shumë krenar që përfaqësoj Shqipërinë.

Ky rezultat i lartë vjen pas 11 vitesh për vendin tonë ku presidenti aktual i Federates Shqiptare te Mundjes, Sahit Prizreni zuri vendin e dytë në Kampionatin Europian për të rritur që u zhvillua në Mars 2011 Dortmund, Gjermani.

Shpresojmë për rezultate të larta dhe medalje në aktivitetet e ardhshme ndërkombëtare.(Lexo.al)