Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Azerbajxhan ku ndodhet për një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Kryeministri ka postuar videon e pritjes së delegacionit zyrtar në aeroportin ndërkombëtar “Heydar Aliyev”.

“Mbërritja në Baku për vizitën zyrtare me ftesë të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev,” shkruan Rama.

Kryeministri ka një agjendë të ngjeshur takimeshtë cilët nisin me takimin tetë-a-tetë me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev. Më pas do të ketë një vizitë në memorialin e Varrezave të Dëshmorëve. Rama do të zhvillojë një takim me kreun e Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova si dhe me kryeministrin Ali Asadov.

Mësohet se qëllimi i vizitës është do jetë rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa fokus i diskutimeve do të jenë investimet, ekonomia, si edhe lufta Rusi-Ukrainë.