Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka paralajmëruar ditën e sotme se çdo vend që do të ndërhyjë për ti ofruar ndihmë Ukrainës, do të marrë një përgjigje të shpejtë nga Rusia, pa e menduar dy herë.
“Nëse dikush nga jashtë përpiqet të ndërhyjë në Ukrainë, përgjigja jonë do të jetë e shpejtë rrufe. Ne i kemi të gjitha mjetet për t’u kundërpërgjigjur, me të cilatnuk mburremi por do t’i përdorim nëse është e nevojshme,” tha ai.
Udhëheqësi rus shtoi se të gjitha vendimet se çfarë do të përfshijë kjo përgjigje janë marrë tashmë, por nuk dha ndonjë detaj të mëtejshëm.