Kuvendit të Shqipërisë do t’i drejtohet të martën me një videomesazh Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky.

Zelensky gjatë këtyre më shumë se 2 muaj luftë i është drejtuar parlamenteve të vendeve kryesore që e kanë mbështetur atë, si në Kongresin e SHBA, Parlamentit Evropian, atë gjerman, francez etj. Zelensky pritet të flasë për mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë pas sulmit rus në territorin ukrainas.

Kujtojmë se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky telefonoi dhe kryeministrin Edi Rama më 5 mars teksa biseduan lidhur me situatën në Ukrainë, që prej 10 ditësh ndodhet nën bombardimet ruse. Teksa kryeministri Rama i ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë me të gjitha mënyra që ajo ka mundësi edhe pse do të donte të bënte më shumë, Zelensky ka shkruar se është mirënjohës për mbështetjen e Ukrainës në këto ditë të vështira. Rama ndau një pjesë të bisedës që ka zhvilluar me Zelenskyn ku e garantonte atë jo vetëm se Shqipërisë do e mbështesë atë në OKB së bashku me SHBA si bashkëpenëmbajtës, por edhe dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë