Reshje shiu parashikohet të ketë këtë të hënë në lindje dhe veri të vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Skandinav dhe Europa Qendrore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa Britania e Madhe dhe pjesa më madhe e Jugut të kontinentit do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu, KU herë pas here në brigjet e detit të Zi do të jenë dhe në formë rrebeshi.

Kosova

Vijojnë masat e paqëndrueshme atmosferike të jenë prezente në Kosovë duke bërë që të mbeten vranësirat e shpeshta prezente të cilat do të sjellin herë pas here reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit të Kosovës. Por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të motit.