Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas fitores së mandatit të radhës me 3 prill, këtë të mërkurë po zhvillon një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Mediat serbe bëjnë me dijes e komunikimi mes dy liderëve është në vazhdim dhe nuk ka më shumë detaje në lidhje me atë se çfarë ato po bisedojnë.

Ndërkohë kujtojmë se pas sigurimit të mandatit të ri në krye të shtetit Serb, BE i kërkoi Vuçiç që të zgjidhte pozicionin e tij, në krahë të shumicës që janë kundër luftës në Ukrainë, apo do të vijojë në krahë të Rusisë.