Tenistët rusë dhe bjellorusë nuk do të lejohen të marrin pjesë në turneun e Wimbledonit të këtij viti për shkak të luftës së pajustifikuar të Moskës në Ukrainë, thanë organizatorët.
”Në rrethanat e një agresioni ushtarak të tillë të pajustifikuar dhe të paprecedentë, do të ishte e papranueshme për regjimin rus që të përfitonte nga përfshirja e lojtarëve rusë ose bjellorusë në turne”, thanë organizatorët.
”Prandaj synimi ynë është, me keqardhje të thellë, të refuzojmë hyrjen e lojtarëve rusë dhe bjellorusë në Kampionatin 2022”, shtuan ata. Wimbledon është një nga katër turnetë vjetorë të mëdhenj të tenisit (Grand Slam) në mbarë botën. Ai do të fillojë më 27 qershor dhe do të zgjasë deri më 10 korrik.