Manifestimit në sheshin Skënderbej në mbështetje të Ukrainës i është bashkuar sot edhe Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim

“Që prej shkurtit, e gjithë bota ka parë atë çka ka bërë lufta e Vladimir Putin, ku nisi pushtimin e paramenduar, të pajustifikuar dhe brutal ndaj Ukrainës. Siç tha dhe presidenti Biden, Putin i kishte bërë keq llogaritë. Në vend të saj ai u ndesh me një mur të fortë, u ndesh me popull ukrainas! Është nder për mua të qëndroj së bashku me mikun tim, ambasadorin e Ukrainës. Ne qëndrojmë me Ukrainën. Besoj se çdo shqiptar që është i pranishëm këtu bie dakord me këtë. Nuk e them këtë se jeni aleat me SHBA. Nuk e them këtë se ju jeni pjesë dhe prisni të bëheni pjesë e Europës. Por e them se nuk ka njerëz, persona, më të fortë se shqiptarët, që e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë që të mohojnë ekzistencën tënde, kur dikush vjen kundër jush. Askush nuk e njeh më mirë vlerën dhe ngushëllimin kur dikush shtrin dorën drejt një miku kur dikush ka nevojë. Ju bashkohem për të shprehur solidaritetin dhe miqësinë me Ukrainën”, tha mes të tjerash në mesazhin e saj ambasadorja.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i Ukrainës në Tiranë, si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj marshuan krahë për krah në Bulevardin Dëshmorët e Kombit! Manifestuesit u ndalën në sheshin para ambasadës së Ukrainës në Tiranë, ku u luajt edhe himni shqiptar.