Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim i është përgjigjur sërish Sali Berishës pasi ky i fundit e akuzoi se po ndërhyn në Gjykatë që të pranohet animimi i Enkelejd Alibeajt.

Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre, pavarësisht kërcënimeve, apo nxitjeve, duke e bërë të qartë se do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar qe të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë, sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Vetëm pak minuta më parë Gjykata e Apelit pranoi animimin e kreut të grupit parlamentar demokrat ndaj vendimit që njihte Sali Berishën kryetar të PD.