Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka zbardhur detaje nga takimi me kreun e grupit parlamentar Taulant Balla që zgjati për rreth një orë në Kryesinë e Kuvendit.
Pas këtij takimi Yuri Kim shprehet se nw fokus tw diskutimeve ishte Reforma në Drejtësi e mbështetur nga SHBA dhe e rwndwsishme për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“U takova sot me Taulant Ballën për të diskutuar për rritjen e bashkëpunimit gjatë kremtimit të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve, vazhdimin e Reformës në Drejtësi e cila mbështetet nga SHBA dhe është e nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si dhe duke respektuar rolin institucional të Parlamentit”, shkruan Yuri Kim.
Dy ditë më parë diplomatja amerikane u takua me kryeparlamentaren Lindita Nikolla ndërsa dje zhvilloi një takim me kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj.